Histori Arsyet e vërteta të konfliktit mes Ataturkut dhe Zogut

Arsyet e vërteta të konfliktit mes Ataturkut dhe Zogut

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“L’Humanité” ka botuar, të hënën e 29 tetorit 1928, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me arsyet e vërteta të konfliktit midis Ataturkut dhe Zogut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Qemali kundra Zogut

Arsyet e vërteta të konfliktit

Angora, 28 Tetor (Agjensia Ballkanike).

Marrëdhëniet diplomatike janë prishur midis Turqisë dhe Shqipërisë. I ngarkuari turk për çështjet diplomatike u largua nga Tirana dhe përfaqësuesi shqiptar u largua nga Angora.

Mustafa Qemali tha teatralisht (veçanërisht në një intervistë dhënë z. Henri Beraud) se ai kurrë nuk do ta njohë Ahmet Zogun i cili, duke u shpallur mbret, kreu një krim.

Por në realitet, kemi të bëjmë këtu me një çështje interesi sesa parimi.

Dikur në Shqipëri të gjitha tokat shtetërore i përkisnin Sulltanit. Pas shpalljes së pavarësisë, Turqia ka kërkuar dhe ende kërkon një kompensim prej 18 milion frangash ari.

Ahmet Zogu, i shpallur “mbret”, do që të vërë dorën mbi këto prona si “trashëgimtar” i Sulltanit. Prandaj Mustafa Qemali është nervozuar.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania