Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame është larguar nga detyra.
Lame pritet të zëvendësohet në këtë detyrë nga Dallëndyshe Bici, e cila aktualisht është në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, IKMT.
Nesër në orën 10.00 do të bëhet prezantimi i Bicit në krye të Kadastrës.
Lame ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t nga viti 2013-2019: dhe nga 2019 e deri tani Drejtor i Përgjithshëm i ASHK-së (institucion që bashkon ALUIZNI-n dhe Hipotekën).