Kryesore BKH, kontrolle në banesën e partneres së Ahmetajt, edhe në shtëpinë e...

BKH, kontrolle në banesën e partneres së Ahmetajt, edhe në shtëpinë e ish-bashkëshortes

Agjentët e Byrosë Kombëtarë të Hetimit kanë kryer kontrolle mbrëmjen e sotme në banesën e partneres së ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe në banesën e ish-bashkëshortes së tij.

Në banesën e ish-bashkëshortes nuk është gjetur asnjë send i paligjshëm, ndërsa në banesën e bashkëjetueses është gjetur një shumë parash cash.

Në të njëjtën banesë janë sekuestruar edhe disa kontrata dhe dokumente shkresore. Kujtojmë se SPAK po kryen veprime hetimore mbi rolin e Arben Ahmetajt për çështjen e inceneratorëve.