Kryeministri, e njëkohësisht kreu i PS, Edi Rama ka mbledhur Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë tek Katedralja e Kishës Ortodokse, për të diskutuar mbi zgjedhjet e ardhshme lokale, që do të mbahen në fund të muajit qershor.
Burime nga Partia Socialiste bëjnë me dije se Rama kishte nënvizuar se ai vetë nuk kishte një tjetër emër, duke pyetur Asamblenë nëse kanë ndonjë emër tjetër për të propozuar.
E po të njëjtat burime shprehen se nga asambleja e PS në Tiranë, nuk është propozuar njeri-tjetër, duke lënë të kuptohet deri më tani se Erion Veliaj do të jetë kandidati potencial i PS në zgjedhjet e ardhshme.
Gjithashtu mësohet se kryeministri Rama ka deklaruar se në zgjedhjet e 30 qershorit do të hyhet edhe pa opozitën.
“Të gjithë kandidatët do ju nënshtrohen procedurave. Angazhim për 30 qershorin. Zgjedhjet lokale do bëhen me ose pa ata”, mësohet të ketë thënë Rama.