Nëse do ishit fëmija i dy mega yjeve të famshëm të Hollywoodit, mendoni se ato do kishin vënë në vijë pasurinë tuaj gjithë jetën, apo jo?
Epo, kjo nuk vlen për fëmijët e Ashton Kutcher dhe Mila Kunis.
Sipas disa raporteve, çifti, i cili ka dy fëmijë së bashku, thuhet se kanë një pasuri prej 275 milionë dollarësh.
Megjithatë, duke folur në podcastin Dax Shepard, Kutcher u ndal te prindërimi dhe planet e tyre për të ardhmen. Ai pranoi se duke qenë një çift i famshëm, është e rëndësishme të sigurohen që fëmijët e tyre të mbështeten te vetja dhe jo të jenë të llastuar.
Dhe 45-vjeçari tha se ata planifikonin ta dhuronin pasurinë e tyre për bamirësi.
“Unë nuk kam ndërmend t’u jap siguri monetare fëmijëve. Ne do t’i japim paratë tona për bamirësi dhe gjëra të ndryshme. Shpresojmë se fëmijët të motivohen të marrin vetë atë që duan. Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe ata as nuk e dinë këtë. Dhe nuk do ta dinë kurrë.”
Megjithatë, Kutcher tha se ai do të ishte i gatshëm t’i ndihmonte fëmijët e tij financiarisht për ndonjë mundësi biznesi.
“Nëse fëmijët e mi duan të fillojnë një biznes dhe kanë një plan të mirë biznesi, unë do të investoj në të”, shtoi ai.
Ashton Kutcher dhe Mila Kunis vijnë nga familje modeste dhe kanë punuar për të kapur majat.