Aktualitet Asnjë humbje jete nga Covid-19, vetëm 18 raste të reja  

Asnjë humbje jete nga Covid-19, vetëm 18 raste të reja  

Asnjë humbje jete nuk është shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka kryer 550 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 18 qytetarë.

8 raste janë në Tiranë, 2 qytetarë në Lushnje, 2 në Sarandë dhe nga 1 qytetar në Gjirokastër, Vlorë, Patos, Vorë, Durrës, Kukës.

587 pacientë aktivë me Covid-19 janë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 2 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 186 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,256 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Mars 2022)

Raste të reja ditore 18

Të shëruar në 24 orë 186

Të shtruar në spitale 19

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 550

Testime totale 1,769,904

Raste pozitive 273,164

Raste të shëruara 269,256

Raste Aktive 419

Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 191

Fier 70

Vlorë 54

Elbasan 21

Gjirokastër 16

Kukës 14

Korçë 13

Berat 11

Shkodër 10

Durrës 8

Dibër 6

Lezhë 5