Që nga janari i këtij viti Kina ka raportuar çdo ditë për jetë të humbura, duke shkuar në 3331 viktima.
Për herë të parë sot, pas 3 muajve luftë, nuk ka humbur asnjë jetë nga COVID-19.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi gjithashtu se nuk kishte infeksione të reja lokale të transmetuara në epiqendrën origjinale të sëmundjes, në provincën Hubei dhe në territorin e Kinës.
Autoritetet raportuan 32 raste të reja me koronavirus mes qytetarëve që ktheheshin nga jashtë vendit.
Komisioni tha se 30 raste të reja të infeksioneve asimptomatike ishin duke u monitoruar, me gjithsej 1 033 raste të tilla nën vëzhgim mjekësor.