Themeluesi i “WikiLeaks”, Julian Assange u shpall i fajshëm sot nga gjykata e Uestminsterit, në Londër, për shkelje të kushteve të hetimit në gjendje të lirë, një krim i dënueshëm me një vit burg.
“Australiani 47 vjeçar u ndalua sot për shkak të një mandat arresti të lëshuar në qershor 2012 të nxjerrë nga drejtësia britanike, për mosparaqitje në gjykatë dhe të një kërkese për ekstradim drejt SHBA-së”, sipas policisë britanike.
Gjatë arrestimit Assange bërtiti: “Britania duhet të rezistojë, ju duhet të rezistoni!”
Një audiencë tjetër për sa i përket kërkesës së ekstradimit drejt SHBA-së do të zhvillohet më 2 maj.