Astronomët e University College të Londrës sapo kanë botuar një publikim në revistën Nature Astronomy, që mund të ndryshojë përgjithmonë kuptimin që kemi për Tokës, sistemin diellor dhe Universin. Dhe veçanërisht, mund t’i japë potencialisht përgjigje pyetjes: “Jemi të vetëm në Univers?”.
Shkencëtarët kanë verifikuar në fakt se në një planet të zbuluar në 2015 nga teleskopi Kepler i NASA, i quajtur në mënyrë aspak romantike K2-18, janë gjetur molekula uji. Jo vetëm, por planeti me masën 8 herë më të madhe se Toka, është edhe i vetmi përtej sistemit diellor që ka temperatura që mundësojnë jetën.
Është ende herët për të kuptuar strukturën e brendshme dhe atmosferën e planetit, praninë e reve, apo mundësinë e jetës sado në hallkat e saj fillestare, por për shkencëtarët ky është fillimi i një kapitulli të ri për astronominë.
“Ky planet duket potencialisht i përshtatshëm për forma jete, edhe pse të ndryshme nga qeniet njerëzore”, pohoi Giovanna Tinetti, një nga zbulueset.
Sipas ekipit londinez, ky është zbulimi i parë i një serie planetësh me kushte të përshtatshme për të rikrijuar jetën dhe pse jo, një kolonizim të ardhshëm të njeriut.