Atentat me bombë ndaj makinës së presidentit të klubit të Kamzës, Naim Qarrit. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz, ndaj automjetit tip ‘Hummer’ në pronësi të numrit 1 të klubit që u ngjit në Superligë këtë sezon.
Newsport.al mëson se ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk është dëmtuar asnjë person. Nuk dihen ende shkaqet e këtij atentati, ndërsa policia sapo ka mbërritur në vendgjarje.
Policia po punon për të zbardhur autorët dhe shkaqet që çuan në këtë atentat, ndërsa do të merret në pyetje edhe vetë presidenti i Kamzës, Naim Qarri për të zbuluar ndonjë detaj më shumë nga kjo ngjarje e rëndë.
Qarri prej vitesh është president i klubit të Kamzës, ndërsa është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike./Newsport