Ardian Çollaku alias Ardian Subashi ka ndërruar jetë në mesnatë në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Çollaku ndodhej në vdekje klinike që prej mbrëmjes të së hënës pasi kishte rënë pre e një atentati mafioz në hyrje të Elbasanit pranë një karburanti.
Çollaku fillimisht u raportua i vdekur, por më pas Spitali i Elbasanit njoftoi duke thënë se ishte në vdekje klinike në gjendje tepër të rëndë. Ai u dërgua në gjendje kome drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, por për shkak të plagëve të shumta ndërroi jetë në mesnatë.
Viktimë e atentatit që tronditi Elbasanin mbrëmjen e së hënës është edhe Lulzim Bitri, i cili mbeti i vdekur në vend. Ai dhe Ardian Çollaku po ecnin në rrugë kur u qëlluan me breshëri arme nga një makinë në lëvizje.