Gazetari Artan Hoxha deklaroi se vrasja në Laç ku u ekzekutua shoku i Ervis Martinajt, mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë, duke e lidhur këtë me ngjarje të mëparshme kriminale.
Hoxha tha se ka pasur një tentativë për të lidhur ngjarjen e ndodhur në Laç me shpërthimin e ndodhur pranë hotelit të Ervin Matës pranë QSUT-së, për shkak të konfliktit të mëparshëm të palëve të përfshira, por theksoi se kjo është strategji për të hequr vëmendjen.
Ai solli në vëmendje vrasjen e Santiago Malkos e cila futi në skenë një grup tjetër që mund të ketë lidhje me ngjarjen.
“Dyshimet janë se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Kjo pistë mbahet në këmbë me anë të ngjarjeve të mëparshme për pazare të pambyllura. Tani na del një trafikant i kthyer në biznesmen. Një personazh që ishte i skeduar nga policia. Sot presim OFL që të kujtojë ato që ai i ka bërë.
Njohja e Bujar Likës me Vis Martinajn i jep një lloj ngjyrimi ngjarjes, duke e lidhur me serialin e mëparshëm. Por tani duhet të gjendet motivi dhe kështu mund të kapësh autorët. Atë ditë ka pasur tentativë për të lidhur ngjarjen e Mamurrasit me një shpërthim pranë QSUT-së që bëri një devijim dhe të vëmendjes së mediave duke përfshirë persona në hetim. Nga të dhënat e deritanishme nuk është shumë e besueshme ajo linjë. Pasi ka ndodhur edhe një ngjarje tjetër në Tiranë.
Ka ndodhur vrasja e Santiago Malkos. Ajo fut në skenë një grup tjetër. Dhe një mendje djallëzore ka dashur të devijojë vëmendjen në një drejtim tjetër. Ne të gjithë e dimë se në një hotel ka qytetarë të thjeshtë. Aty kam parë mjekë nga më të mirët sepse është pranë spitalit dhe kanë shërbimin. Akti nuk shkon vetëm në hakmarrje por rrezikon edhe persona të tjerë.
Kjo ngjarje ka krijuar problem dhe pasiguri në vend. Këto dy ngjarje që ndodhën në Tiranë në Mamurras dhe ato që ndodhën para një javë në Vlorë janë vijim i një ngjarje të mëparshme. Ngjarja në Mamurras duket goditja e njërës palë ndaj tjetrës. Kjo është më shqetësuese”, tha Artan Hoxha në ABC News.
Gjithashtu ai ka theksuar se është e rëndë fakti që në momentin e atentatit në makinën e tij Paulin Gjergji ka pasur në makinë dhe dy djemtë e tij të cilët fatmirësisht nuk kanë pasuar asnjë lëndim.
“Bujar Lika dhe Elvis Martinaj janë miq fëmijërie, ata janë rritur bashkë miqësinë e kanë vazhduar. Ngjarja ka ndodhur në territorin që e kontrollojnë. Nga info që doli më vonë, për fat të keq plagosja u shoqërua me humbjen e jetës së Paulin Markut. Ai ka pasur edhe dy djemtë, por autorët nuk i kanë goditur”, është shprehur Hoxha.
Po ashtu Hoxha tha se atentatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.
“Ngjarja që ka ndodhur në Kurbin është e rëndë. Jo thjeshtë për bilancin, me dy viktima dhe një të plagosur, por për më tepër është një ngjarje me përmasa të frikshme për pasojat që sjell. Janë ngjarje me vazhdim dhe ky është problemi. Nuk është se ndodhi sot dhe mbaroi, o është vazhdimi i një seriali. Kjo është vazhdim i një historie dhe nuk është fundi. Pas kësaj ngjarje duhet të jemi vigjilentë.
Një nga personazhet, është biznesmen i njohur, Paulin Marku, se është dhënë me mbiemrin Gjergji. Përveç kësaj ka qenë një biznesmen që është marrë me ndërtim. Ka ndërtuar edhe në bllok. Pastaj u fuqizua dhe u bë pjesë edhe e lojërave të fatit. Kisha kohë që nuk e kisha hasur dhe u çudita kur ky ishte bërë pjesë e një atentati.
Aktualisht hetimin e ka marrë në dorë prokurori. Hetimi ka shumë pista. Ka dy elementë që janë problematikë dhe ngjall edhe vëmendjen, por që krijoi edhe problematikën për vijimësinë e kësaj ngjarje. Kemi një grup autorësh që veprojnë si komando. Nuk janë vrasës amatorë. Ne ende nuk kemi atë makinë e djegur që është djegur. Fakti që ky grup ka hyrë në ngjarje më këtë lloj organizmi, nuk është hera e parë që përdoret veshja e forcave speciale”, tha gazetari.