Turqia vazhdon provokimet ndaj Greqisë, duke shkelur hapësirën ajrore të shtetit grek.
Së fundmi, raportohet për dy avionë luftarakë turq F16 që kanë fluturuar mbi ishullin Kounelonisi të Greqisë.
Avionët turq u kapën nga radarët grekë, të cilët shkelën hapësirën ajrore greke rreth orës 12:03, sipas orës lokale.
Ata fluturuan në një lartësi 6 kilometra dhe më pas u larguan.
Greqia i konsideron provokime nga pala turke të tilla raste.
Incidente të këtij lloji kanë qenë të shpeshta gjatë muajit të fundit, kur avionë luftarakë turq kanë shkelur hapësirën ajrore greke.