Një avion i vogël është ulur në bregdetin shqiptar në Dhërmi, në zonën e njohur si plazhi i Drimadhës.
Nga fotot e mbërritura në redaksinë e Top Channel, dallohet avioni i modifikuar me goma për të qëndruar edhe mbi ujë.
Fotot janë siguruar nga banorë të zonës të cilët janë bërë kuriozë për praninë e këtij avioni në plazh.
Ende mbetet e paqartë se si avioni ka mbërritur atje.