Aktualitet Avokatët bojkot proceseve gjyqësore për 4 ditë

Avokatët bojkot proceseve gjyqësore për 4 ditë

Avokatët do të bojkotojnë proceset gjyqësore për 4 ditë nga dita e martë deri të premten në shenjë kundërshtimi për hartën e re gjyqësore.

Vendimi është marrë nga Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë të Shqipërisë, pasi u njoh, me vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Sipas Komiteti Drejtues i Dhomës Avokatisë vendimi për miratimin e hartës së re gjyqësore është në shkelje të rëndë të të drejtave dhe lirive themelore të individit.

“Ky vendim cenon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes ne çështjet penale, civile dhe administrative”, thuhet në një deklaratë të Dhomës së Avokatisë.

Dhoma e Avokatisë i bën thirrje Ministrit të Drejtësisë dhe qeverisë që të mos miratojnë vendimin e paraqitur nga ana e Këshillit të Lartë Gjyqësor.