“Jeta ime ndryshoi totalisht brenda një dite”, – thotë Olga Smirnova. “Në mëngjes, nuk e dija se do të largohesha nga Rusia. Dhe në mbrëmje isha ulur në aeroplan.”
30-vjeçare ishte një nga balerinat e Baletit Bolshoi, një interpretuese e lavdëruar botërisht në kulmin e saj, në një kompani që ka pasur prej kohësh lidhje të ngushta me Kremlinin.
Në fillim të këtij muaji, ajo bëri një njoftim tronditës: Ishte bashkuar me Baletin Kombëtar Holandez duke lënë pas Moskën. Lëvizja erdhi menjëherë pasi Smirnova shkroi një postim në Telegram për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.
“Me të gjitha fijet e shpirtit tim jam kundër luftës. Kurrë nuk e kam menduar se do të më vinte turp për Rusinë… Por tani vija është vënë para dhe pas”, tha ajo nga Amsterdami.
“Nuk ndihesha e sigurt”. Edhe pse nuk kishte pasur asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga autoritetet, ajo shton: “Thjesht ndjeva se atmosfera ishte e tensionuar në vend. Fluturimet ndërkombëtare po anuloheshin dhe kishte zëra se kufijtë do të mbylleshin, ndaj vendosëm të largoheshim. Ne nuk donim të rrezikonim dhe të prisnim më gjatë” – tha ajo.