Bota “Vrasësja e tankeve”, arma speciale që amerikanët do ua dërgojnë ukrainasve

“Vrasësja e tankeve”, arma speciale që amerikanët do ua dërgojnë ukrainasve

Pentagoni planifikon të porosisë dhe të dërgojë në Ukrainë dhjetë modele më të fundit të dronëve Switchblade të armatosur me koka luftarake për të shkatërruar tanket ruse.

Dronët e rinj Switchblade-600 janë pjesë e paketës së ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh të shpallur nga Pentagoni të premten, e cila duhet të arrijë tek ukrainasit direkt nga fabrika e prodhimit dhe jo nga stoqet ekzistuese, shkruan Bloomberg.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më 16 mars se do të dorëzonte 100 dronë si pjesë e një pakete prej 800 milionë dollarësh me armë dhe pajisje të marra nga rezervat e SHBA.

Këto sisteme janë të Serisë 300 të krijuar për të sulmuar njerëzit dhe automjetet më të vogla, si tanket.

Ata mund të fluturojnë rreth 10 kilometra dhe të orbitojnë objektivin për rreth 15 minuta.

Është edhe modeli i ri i Serisë 600, i prodhuar nga Simi Valley në Kaliforni, që mund të fluturojë më shumë se 24 milje (39 kilometra) dhe të orbitojë 40 minuta para se të sulmojë me një kokë lufte antitank.

Zyrtarët ushtarakë e përshkruan atë si një “armë gjahu fluturuese”.