Ekonomi Balluku: Në kulmin e krizës energjitike, mbrojtëm biznesin e vogël dhe atë...

Balluku: Në kulmin e krizës energjitike, mbrojtëm biznesin e vogël dhe atë të mesëm

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në cilësinë ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës mbajti këtë të enjte një takim përfaqësues të prodhuesve të energjisë elektrike, bizneseve të lidhura në tensionin e mesëm dhe atyre në tregun e lirë të energjisë.

Në fjalën e saj Balluku shprehu falënderimet për kompanitë e prodhuesve të energjisë, për të cilat tha se së bashku me qeverinë ndihmuan në përballimin e krizës energjitike.

Ajo tha se kriza në kulmin e thatësirës 2021-2022 u përballua me sukses dhe qeveria mbrojti biznesin e vogël dhe biznesin e lidhur në tensionin e mesëm nga rritja e çmimit të energjisë.

“Të gjithë së bashku ne kemi arritur që ta përballojmë krizën. Një vend i vogël në kulmin e thatësirës 2021-2022 ne jemi përballur me një situatë që kishim vite me të cilën nuk përballeshim dhe duke i bërë të gjitha forcat bashkë ia kemi dalë që edhe të mbrojmë biznesin e vogël edhe të mbrojmë biznesin e lidhur në tensionin e mesëm”, Balluku.