Bandat kriminale në lagjet e varfëra janë duke përforcuar marrjen e masave për izolimin e Rio de Zhaneiros, duke urdhëruar njerëzit që t’i binden urdhrit të tyre të mbylljes brenda në shtëpi.
Mediat braziliane thonë se, nëpër favelat fatkeqe të qytetit po qarkullojnë mesazhe kërcënuese nga gangsterët të cilët thonë se do t’i edukojnë njerëzit sesi të respektojnë mbylljen brenda në shtëpi pas orës 8 të pasdites, për të parandaluar përhapjen e virusit.
“Mbani vesh, të gjithë banorët e Rio das Pedras, Muzema dhe Tijuana! Mbyllja në shtëpi nis sot pas orës 8 të pasdites. Kushdo që do të shihet në rrugë pas kësaj ore, do ta marri një mësim sesi të respektojë orarin e ditës së nesërme”, shkruhet në një njoftim të banditëve.
Në një mesazh tjetër thuhet: ”Ne duam më të mirën për popullin tonë. Nëse qeveria nuk ka aftësinë ta rregullojë situatën atëherë do ta bëjë krimi i organizuar.”
Të trija lagjet e sipërpërmendura janë pjesë e favelave të Rios, të cilat janë të dizavatazhuara për shkak të kushteve të varfra sanitare dhe kanë një sistem shëndetësor pothuajse inekzistent.
Bandat e krimit të organizuar kanë ecur më përpara me masat e ndërmarra prej tyre në krahasim me qeverinë e Brazilit, të cilët nuk kanë përcaktuar asnjë masë izoluese kombëtare.