Barcelona mori fitoren e nëntë në kampion pasi mundi me vështirësi Leganes 2-1 në fushën e kësaj të fundit.
Katalanasit pësuan gol që në të 12’, kur lojtari i skuadrës së renditur në fund të renditjes, Nesyri, shënoi për vendasit pas një aksioni të bukur, por dy gola në pjesën e dytë përmbysën rezultatin në favor të katalansve. Në të 53’ ishte Suarez që shënoi golin e barazimit pasi goditi saktë me kokë duke përfituar nga krosimi i saktë i Leo Messi-t. Ndërsa 11 minuta para fundit të takimit, Arturo Vidal u gjet pak centimetra larg portës së boshatisur dhe dërgoi topin me lehtësi në rrjetë. Pas verifikimit nga VAR, gjyqtari Santiago Jaime konfirmoi golin dhe festën e blaugrana-ve.
Fitorja e ngjit skuadrën e Ernesto Valverde-s në kuotën e 28 pikëve, ndërsa javën e ardhshme e pret sfida e vështirë në “Wanda Metropolitano” përballë Atletico Madrid.