Aktualitet Bardhi: Protesta e opozitës paqësore, policia dezinformon, do të këtë fatin e...

Bardhi: Protesta e opozitës paqësore, policia dezinformon, do të këtë fatin e Ramës

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmed Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat pas deklaratës së Policisë së shtetit në lidhje me protestën e opozitës.

Nga selia e PD-së Bardhi tha se policia po dezinformon qytetarët në lidhje me protestën dhe se Partia Demokratike e dënon këtë deklaratë.

Sipas Bardhit protesta e opozitës do jetë paqësore dhe Partia Demokratike do angazhohet për një protestë të tillë.

“Partia Demokratike është partia e lirisë. Nuk do të ketë protestë të dhunshme. Policia që po dezinformon opinionin politik në lidhje me protestën do të këtë fatin e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Sekretari i PD-së e mbylli deklaratën duke u bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në protestën e opozitës.