Politika Bardhi: Zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Ramës me krimin dhe jo...

Bardhi: Zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Ramës me krimin dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive

Demokratët akuzuan se ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar.

”Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike”, shprehet Sekretari i Përgjithshëm demokrat, Gazment Bardhi.

Sipas tij, Rama po tenton të prishë rregullat e lojës pasi është i braktisur nga qytetarët.