Basha: dyert e hapura të hoteleve, kjo është Shqipëria e vërtetë me zemër të madhe
Kreu demokrat Lulzim Basha tha se ishte i prekur nga gatishmëria e pronarëve të hoteleve për të hapur dyert ndaj atyre qindra njerëzve të mbetur pa strehë nga tërmeti.
“Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!”, shkruan Basha gjatë një vizite në Elbasan, duke qenë dhe më konkret.
“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi”, theksoi Basha.