Per analistin Andi Bushati, kreu i opozites Lulzim Basha i ka bere qejfin kundershtareve te tij politike duke thene se ka kusht edhe vetingun pervec zgjedhjeve te lira.
“Lulzim Basha do të krijojë një profil të ri dhe ti kërkojë ndjesë qytetarëve për ato që ka bërë qeveria e Berishës dhe kjo përputhet edhe me idenë e një republike të re, pra krijimit të një dickja nga e para. E dyta që kam vënë re te Basha është fakti që në ditën e parë si u kundërshtua nga kundërshtarët e saj kjo protestë, që bëhet për të penguar vetingun…
Pra nga Balla te Rama dhe mediat që janë pranë qeverisë, i thonin ju po e bëni këtë se zgjedhjet e lira janë maska ndërsa e vërteta është vetingu.
Ajo që prisja nga Basha është te thoshte po, këtë Kushtetuën me 140 deputete e kemi bërë të gjithë bashkë dhe unë vetingun vij edhe jua votoj, kështu qetësonte edhe ndërkombëtarët edhe palët e treta.
Basha mu duk se bëri totalisht të kundërtën, ai në mes të protestës tha unë kam kusht edhe vetingun dhe vetingu do votohet pasi Rama të bjerë dhe kur të kemi një republikë të re…. është njësoj si të thuash s’kam për ta votuar kurrë vetingun.
Këtu ose ka për qëllim të pengojnë vërtet vetingun ose ka rënë në kurthin e kundërshtarëve.
Sipas Bushatit, “shqetësimi real i komunitetit ndërkombëtar do jetë reforma në drejtësi, votimi i vetingut. Ka qenë shqetësim konstant që dy vjet me rradhë që kur ka filluar kjo
dhe kur Basha vuri dhe kushtin që ndoshta se votoj vetingun pa kaluar në një republikë të re, i uli marzhin e negociatave vetes edhe me ndërkomëbtarët dhe me Mogherinin që vjen.
Kur ai ka ngritur murin e vetingut, i gjithë fokusi i ndërkombëtarëve do jenë për të zhbllokuar vetingun. Duket se Basha ka bërë një autogol, nëse qëllimi i tij janë zgjedhjet e lira e ka margjinalizuar zgjedhjet e lira dhe ka ngritur vetingun në cështje kryesore”.