Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një status në Twitter menjëherë pas mbylljes së protestës 5 orëshe të opozitës sot.
Basha thotë se në këtë betejë opozita ka mbështetjen e Partisë Popullore Europiane.
“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”,- shkruan Basha në Twitter.
Më herët Basha shkruante në Facebook se qytetarët janë ngritur në protestë kundër Maduros së Ballkanit.