Aktualitet “Toni Montana” shqiptar dënohet në Britani për vrasjen e pestë

“Toni Montana” shqiptar dënohet në Britani për vrasjen e pestë

Një shqiptar i cili përdorte pseudonimin e personazhit të Al Pacinos në filmin “Scarface”, Toni Montana, u shpall fajtor në Britaninë e Madhe, për vrasjen e tij të pestë.

Mane Driza vrau shokun e tij të dhomës Stefan Bledar Mone në një apartament të Londrës në qershor të 1999-s. Mone u qëllua me thikë 120 herë, në atë që Gjykatësit e cilësuan një sulm brutal dhe të pamëshirshëm.

Krimi ndodhi dy vjet pasi Driza qëlloi për vdekje dy persona, babë e bir në fshatin e tij të lindjes në Shqipëri, duke u largua më pas drejt Britanisë së Madhe.

Ai mbërriti në këtë vend në vitin 1997, duke pretenduar se ishte një 17-vjeçar që ishte arratisur nga lufta në Kosovë.

Pasi vrau Monen, viktimën e tij të tretë, shqiptari u largua drejt Italisë ku ekzekutoi edhe dy burra në një lokal të Katanias në Siçili.