Kryesore Basha për dënimin ndaj Tahirit: Vendim i turpshëm për atë që e...

Basha për dënimin ndaj Tahirit: Vendim i turpshëm për atë që e mbushi Shqipërinë me drogë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar menjëherë për vendimin për Saimir Tahirin duke e cilësuar si vendim të turpshëm.

Basha theksoi se vendimi nga gjykata konfirmoi se Edi Rama bëri gjithçka për të mbrojtur Tahirin pasi ai e mban peng me dosjet e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin.

“Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi për krahun e djathtë të Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë, provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit.

Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin”, tha Basha.

Basha shtoi më tej se krimi dhe të pushtetshmit do jenë të paprekshëm derisa në krye të jetë kryeministër Rama.

“Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë.

Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët”, përfundoi Basha.