Politika Basha: Rama nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish, por gjen kohë...

Basha: Rama nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish, por gjen kohë të merret me “meme”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter shprehet se kryeministri Edi Rama “nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë, por gjen kohë të merret me “meme”.

“Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet t’u mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do t’i kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë”, shkruan Basha në rrjetin social.

“Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më”, lexohet më tej në postimin e Bashës.