Lulzim Basha i është rikthyer zyrtarisht politikës aktive, teksa ditën e sotme ai është ndalur në një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës, nga ku edhe ka dhënë mesazhin e tij të fortë, duke sfiduar hapur Sali Berishën.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes.
Basha u shpreh më tej se, gjëja e parë që duhet konstatuar është që rinia të nxitet të marrë pjesë në votime por edhe në procesin politik.
“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit, diktaturës dhe as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon.
Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndje dh ese kam subjektive, ky lëndim është më i madh.
Pata një moment kur thashë si i bëhet, me ardh në Shkodër pas 14 majit. Edhe kur lëndohesh, edhe kur të sëmbon diçka, nuk ka rrugë tjetër përveç të përballesh me lëndimin me shkakun e lëndimit.
Pas kësaj nuk pata asnjë dilemë dhe mendova u bë një kohë e gjatë, pak më shumë se një vit që kur kam qenë në një takim të tillë në Shkodër dhe e dyta, padiskutim që unë besoj se më të mira do të vijnë, por s’ka pse ët presim për ditë më të mirë, por të punojmë për ditë më të mira”, u shpreh ndër të tjera Basha.