Politika Basha shfaqet në Kuvend, takon “të vetët” dhe injoron Grida Dumën

Basha shfaqet në Kuvend, takon “të vetët” dhe injoron Grida Dumën

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është rishfaqur sot në ambientet e Parlamentit pas disa mungesash.

Basha ka hyrë në sallën e Kuvendit pikërisht në momentin kur ishte duke folur Sali Berisha.

Basha është ulur në krah të Gazment Bardhit dhe Jorida Tabakut, ndërsa pak më tutje, qëndronte e vetmuar deputetja tjetër e PD, Grida Duma.

Basha shihet duke folur vesh me vesh me Gazment Bardhin, ndërsa ka lexuar edhe disa mesazhe të Jorida Tabakut.

Ai u jep dorën Enkelejd Alibeajt, deputetit të Kukësit, Flamur Hoxha, por edhe disa ligjvënësve të tjerë, të cilët mesa duket janë “të besuarit” e tij, ndërsa ka injoruar ish-besniken Grida Dumën.

Basha paraqitet rrallë tashmë në seancat parlamentare.