Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarë që të qëndrojnë në shtëpi duke respektuar distancimin social. Kjo sipas Bashës është mënyra e vetme për të izoluar virusin.
Kreu i demokratëve ka shpërndarë në rrjetet sociale një foto të shkrepur sot e ku duken shumë njerëz të mbledhur për të blerë ushqimet.
“Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme”, thotë Basha i cili shton se grumbullime të tilla janë mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin.
“Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani”, thotë ai.
Kreu i opozitës thekson se duhet bërë një analizë objektive si mund të organizohet dhe zbatohet më mirë izolimi dhe si njerëzit të marrin shërbimet jetike duke shmangur daljet e panevojshme.
“Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19”.