Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar një takim në zonën e Ishmit, në Durrës, me partitë aleate.
Në takim mungon Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, që është edhe partia e dytë më e madhe e opozitës. Për Pezën, mungesa e Kryemadhit tregon për përçarjen brenda opozitës.
“Kryemadhi thotë se hyjmë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër”, tha Peza, duke vënë në dukje se Basha e refuzon një mundësi të tillë.
Sa i përket takimit që po zhvillohet në Ishëm, media mëson se drejtuesit e opozitës janë mbledhur në biznesin privat të Agron Dukës, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste. Në takim konfirmohet mungesa e Kryemadhit.