Lideri i opozitës, Lulzim Basha, komentoi mbrëmjen e së premtes situatën e krijuar së fundmi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese dhe përplasjes mes Presidencës me Kuvendin.
Basha e quajti situatën e krijuar një teatër treditor, ndërsa theksoi se kjo tregoi se Rama nuk e do reformën në drejtësi dhe synon kapjen e saj.
“Kemi qenë dëshmitar të një ngjarje të paprecedentë sa i përket marrëdhënies me kushtetutën. Rasti i Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese, tregun se kush nuk e do drejtësinë e Pavarur. Ka investuar prej 3 vitesh për të kapur drejtësinë. Synuan kapjen e një anëtari të gjykatës së Kushtetutës, i cili i takonte të emërohej nga Presidenti i Republikës. Kushtetuesja në momentin që do të ngrihet do të gjykojë çështje të rëndësishme, si farsa e 30 qershorit dhe nismën e Kuvendit për të shkarkuar Presidentin”, tha Basha.
Basha u shpreh se SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion. Kreu demokrat theksoi se zgjidhja janë zgjedhjet e parakohshme.
“Ka një rrugëdalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pa ndikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”.