Kryesore Basha zmbraps njerëzit e Berishës me gaz lotsjellës. Berisha: Do të mbajnë...

Basha zmbraps njerëzit e Berishës me gaz lotsjellës. Berisha: Do të mbajnë përgjegjësi

Për të penguar depërtimin e mbështetësve të Sali Berishës brenda selisë së PD-së është hedhur gaz lotsjellës në ambientet e hollit. Sali Berisha është shprehur se ky është një akt kriminal. Sipas tij gazi është i Edi Ramës.

“Shikoni se çfarë kanë bërë. Kanë hapur vrima për të hedhur gaz lotsjellës. Protesta do të vazhdojë derisa të jetë e nevojshme”, tha Berisha.

“Kjo është protestë paqësore. Ne po hapim dyert e shtëpisë së tyre. A nuk është paqësore? Do të mbajnë përgjegjësi ata që i krijojnë hedhin gaz ndaj demonstrues”, shtoi ish-kryeministri.