Politika Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit

Bashkia e parë që nisi procesin e numërimit

Kryeqendra e pakicës maqedonase në Shqipëri, Pusteci, është bashkia e parë ku ka nisur procesi i numërimit të fletëve të votimit. Në këtë bashki të Qarkut të Korçës janë 7 qendra votimi për t’u numëruar.

Bëhet fjalë për 3 grupe numërimi, që do të numërojnë votat e 7 qendrave të votimit. Janë rreth 1600 votues që kane votuar, në 3500 në total të identifikuar si votues potencial.

Pritet që procesi i numërimit të nisë së shpejti edhe në qarqet e tjera të vendit. Deri tani nuk raportohet për incidente gjatë transportimit të kutive të votimit në qendrat e numërimit.