Politika Bashkia e Sarandës heq bustin e Hillary Clinton, ja shpjegimi që jep

Bashkia e Sarandës heq bustin e Hillary Clinton, ja shpjegimi që jep

Busti i Hillary Clinton i cili është vendosur në muajin korrik të 2016 në qendër të sheshit të Sarandës, është hequr nga Bashkia e këtij qyteti.

Shkak për këtë janë bërë punimet për risistemimin e lulishtes.

Të kontaktuar nga Report TV, zyrtarë të Bashkisë kanë deklaruar se heqja e bustit nuk ka aspak lidhje me faktin që Clinton ka humbur zgjedhjet në Amerikë, por arsyeja kryesore janë punimet në shesh.

Ata janë shprehur se busti do të rivendoset sërish.

Busti është vepër e skulptorit Idriz Balani.

Vendimi u mor pas propozimit të kryetares së Bashkisë së Sarandës Floriana Koka në nderim të mbështetjes së saj për shqiptarët.