Xhirimet e filmit të ri të Batmanit janë pezulluar përsëri, disa ditë pasi rinisën për shkak të ndërprerjes nga karantina. Tashmë, pezullimi që është konfirmuar nga Warner Bros, ka ardhur pasi aktori që luan rolin e Batmanit, Robert Pattinson, ka dalë pozitiv me koronavirus.
Lajmin e dhanë mediat amerikane, por nuk është konfirmuar zyrtarisht, pasi Warner Bros ka njoftuar vetëm se i infektuari është një pjesëtar i produksionit, pa e zbuluar identitetin e tij.
Aktori britanik 34-vjeçar u infektua disa ditë pas rinisjes së xhirimeve në Londër. “The Batman” fillimisht ishte planifikuar të shfaqej në qershor 2021, por u shty për në tetor 2021.