Bota Mitsotakis: Turqia të ndërpresë kërcënimet për fillimin e negociatave

Mitsotakis: Turqia të ndërpresë kërcënimet për fillimin e negociatave

Turqia duhet të ndërpresë kërcënimet kundër Greqisë me qëllim që të fillojnë negociatat për uljen e tensioneve mes Ankarasë dhe Athinës, theksoi sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Le t’i lëmë mënjanë kërcënimet, në mënyrë që të vendosen kontaktet”, theksoi kreu i ekzekutivit grek gjatë një vizite në Athinë të një zyrtari të lartë kinez.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se Turqia dhe Greqia kanë rënë dakord të zhvillojë bisedime teknike për krijimin e mekanizmave për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor.

“Pas bisedimeve të mia me liderët turq dhe grekë, dy vendet aleate ranë dakord të fillojnë bisedimet teknike në NATO për të krijuar mekanizma ushtarakë për parandalimin e konfliktit në Mesdheun Lindor dhe për të zvogëluar rrezikun e aksidenteve dhe incidenteve”, theksoi Stoltenberg në një deklaratë.