Bota Tri ditë pas hapjes Franca mbyll 22 shkolla dhe qindra klasa për...

Tri ditë pas hapjes Franca mbyll 22 shkolla dhe qindra klasa për shkak të koronavirusit

Tri ditë pasi ra zilja e parë e shkollës, më 1 shtator, në Francë janë mbyllur 22 shkolla dhe qindra klasa për shkak të rasteve pozitive me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Arsimit Jean-Michel Blanquer. “Në Francë 22 shkolla janë mbyllur, krahasuar me 62 mijë që janë në total. Kujtojmë se numri i rasteve pozitive gjatë javëve të fundit është rritur ndjeshëm”.

Përveç 22 shkollave të mbyllura në total, janë mbyllur gjithashtu qindra klasa në shkolla të ndryshme, si rezultat i rasteve pozitive me Covid-19.

Më 1 shtator 12 milion nxënës u kthyen në shkollë, por shumë prindër shprehen shqetësimet e tyre për rifillimin e shkollës, pasi i druheshin përhapjes së pandemisë.