Sport Bayerni konfirmon trajnerin Tomas Tuchel dhe rikthimin e Rummenigge

Bayerni konfirmon trajnerin Tomas Tuchel dhe rikthimin e Rummenigge

Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer, dhe trajneri Thomas Tuchel

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Herbert Hainer, pas titullit kampion të radhës dhe furtunës së një dite më parë, me largimet e Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar në stol trajnerin Thomas Tuxhel.

“Nuk shoh ndonjë arsye pse ai të mos vazhdojë të jetë trajneri ynë, – ka thënë Hainer pas epilogut të pabesueshëm të Bundesligës me triumfin e Bayernit. – Jemi të sigurt se Tuchel është një nga trajnerët më të mirë në Europë”.

Për një menaxhim të ri të klubit, Hainer shpjegoi që ish-presidenti i Bayner (nga 2002 deri në 2021) Karl-Heinz Rummenigge, do të rikthehet në klub. Rummenigge ia kishte lënë vendin Kahn në verën e 2021,

Tani pritet që bavarezët të kompletojnë kupolën drejtuese, vendet e lëna bosh nga Salihamidzic dhe Kahn. Pavarësisht fitimit të titullit kampion në Gjermani, ky sezon nuk ishte shumë i mirë për Bayernin, që rrezikoi shumë në Bundesligë dhe u eliminua shpejt nga Liga e Kampionëve.