“New York Times” raporton se sipas disa burimeve të saj, zyrtarët e lartë të BE janë duke shqyrtuar një plan se kë do të lejojnë të hyjë unionin europian duke nisur nga 1 korriku dhe mesa duke amerikanët mund të mos jenë në këtë listë.
“Vlerësimi pritet të bazohet në mënyrën se si vendet e origjinës së udhëtarëve po e trajtojnë pandeminë”, raporton gazeta. Të dhënat nuk bëhen me dije nga janë marrë, por në listë përfshihen dhe udhëtarët nga Kina, Rusia e Brazili.
SHBA aktualisht ka numrin më të madh të rasteve me Covid-19 në botë me më shumë se 2.3 milionë persona të prekur dhe mbi 120,000 vdekje.
Udhëtarëve amerikanë iu është ndaluar hyrja në vendet e Bashkimit Europian që nga mesi i marsit, kur u vendosën masat bllokuese në pjesën më të madhe të kontinentit.