Aktualitet Përleshje me thika në Korçë, tre të rinj përfundojnë në spital

Përleshje me thika në Korçë, tre të rinj përfundojnë në spital

Disa të rinj janë përfshirë në një sherr të madh në qytetin e Korçës mbrëmjen e së martës, ku si pasojë janë përdorur dhe armët e ftohta.

Sipas policisë pas konfliktit për motive të dobëta mes dy grupesh të rinjsh kanë mbetur të plagosur me mjet prerës M. R., rreth 18 vjeç; R. D., rreth 21 vjeç dhe një shtetas tjetër rreth 25 vjeç.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia po vijon hetimin e ngjarjes.