Bebe Rexha, këngëtarja me famë botërore, të hënën ka vizituar disa nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
E shoqëruar nga Presidenti Ilir Meta, Bebe ishte në fshatin Bubq të Fushë-Krujës ndër më të prekurit nga tërmeti.
Përmes një postimi në Instagram aktori Bes Kallaku, ka zbuluar historinë e dhimbshme të familjes Musai, që këngëtarja zgjodhi për ta ndihmuar.
Sipas aktorit familja në një periudhë tre jeçare kishte humbur dy fëmijët e saj, në fillim të bijën pastaj djalin që punonte emigrant në Itali dhe dëshira e të cilit kishte qenë një shtëpi e re.
“Bebe Rexha vjen ne Bubq dhe vendos te rindertoje shtepine e shkaterruar nga termeti te familjes se Musait, i cili peërveç shkatërrimit të natyrës ka kohë që është i shkatërruar shpirtërisht. Brenda 3 vitesh i vdiq vajza dhe më pas djali. Vajza i la jetimë 2 fëmijë të cilët jetojnë me Musain dhe Sabijen. Djali para se të nisej herën e fundit në Itali i tha Musait, herën tjetër që do vij nga Italia do bojme shpinë e re ne fshat bab. U kthye 1 muaj me pas, i pa jete nga Italia. Pa e mbajtur dot amanetin. Lavdia e Zotit, sjell Bebe Rexha -n ne Shqipni per ti lehtesuar dhimbjen e prinderve dhe dheun e femijeve. Musai thot qe kurdo qe ti mbylle syte, do jet i qete per nipin e mbesen sepse do e kene catine mbi koke. Bekimin e tgjithve ke Bebe Rexha. Bekuar qe erdhe dhe kush te solli. Musait i kishte ngelur vec ajo peme portokalli dhe me aq mundi ta falenderonte. Lavdia e Zotit. Amen”.