Aktualitet Agron Tufa kërkon azil në Zvicër

Agron Tufa kërkon azil në Zvicër

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave të Komunizmit në Shqipëri (ISKPK), Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Lajmi është bërë i ditur nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Ky i fundit shkruan në Facebook se Agron Tufa është kërcënuar në forma të ndryshme dhe i është bërë shantazh.

Kjo, sipas avokat Cakranit, ka bërë që Tufa të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij.

Edhe vete Agron Tufa ka deklaruar gjatë muajve të fundit se është kërcënuar vazhdimisht nga persona që sipas tij i tremben dosjeve të komunizmit pasi shume prej tyre ndodhen në pozita ende të larta në institucione të ndryshme shtetërore.

Po ashtu mësohet se ai ka paraqitur dorëheqjen nga posti që mban, nëpërmjet një letre dërguar kryetarit të Bordit Drejtues të ISKPK, Uran Butka.