Pas Dua Lipës dhe Rita Orës, edhe Bebe Rexha ka reaguar për tërmetin në Shqipëri. Por ndryshe nga dy të parat, Bebe ka ndërmarrë edhe një nismë konkrete.
Përmes një videoje në Instagram, thotë se do të udhëtojë për në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.
Ndërsa njofton se ka hapur një llogari, për të mbledhur sa më shumë ndihma, Bebe thotë se kur të vijë në Shqipëri do të sigurohet se të gjitha ndihmat të shkojnë te familjet në nevojë.