Një javë më parë këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ishte pjesë e eventit “College Signing day” që u organizua nga ish-Zonja e Parë, Michelle Obama.
Eventi kishte në qendër të rinjtë dhe synonte që të nxiste dëshirën e tyre për të ndjekur studimet e larta dhe të mos mjaftohen vetëm me gjimnazin. Përgjatë mbrëmjes këngëtarja me origjinë shqiptare u përpoq që të përcillte mesazhe të forta dhe duket se kjo gjë ka rënë edhe në sy të zonjës Obama. Ajo i ka dërguar Bebes një letër falenderimi ku i tregon se pjesëmarrja e saj ishte shumë e rëndësishme.
Në letër, Michelle Obama vë në pah përkushtimin që shfaqi këngëtarja shqiptare, duke e ftuar madje të vijojnë bashkëpunimin.
“E dashur Bebe!
Të falenderoj shumë që mbështete Ditën Kombëtare të Regjistrimit në Universitet. Unë dhe ekipi im të jemi mirënjohës për gjithë kohën dhe energjinë, zërin dhe dhembshurinë me të cilët dhe kontributin tënd që të rinjtë tanë të shfrytëzojnë potencialin e tyre. E nisa programin “Reach Higher” gjatë kohës si Zonjë e Parë sepse doja që të rinjtë ta dinë se pavarësisht pengesave, vazhdimi i shkollës së lartë pas shkollës së mesme është e domosdoshme për vijimësinë me sukses.
Dhe meqenëse ke treguar përkushtim dhe entuziazëm të pamasë, këta studentë mund të synojnë pak më lart dhe të kenë ëndrra pak më të mëdha. Të vlerësojmë shumë dhe shpresojmë të vazhdojmë punën bashkë krah më krah për të çuar më tej vizionin dhe vlerat e përbashkëta për një të nesërme më të mirë.
Barak dhe unë ju urojmë më të mirën, ty dhe njerëzve të tu të dashur.”
Në fund të letrës ajo i uron Bebes më të mirat në jetë së bashku me të gjithë të afërmit e saj.
Michelle Obama duket se ka goditur fort me këtë zgjedhje, pasi fansat më të mëdhenj të Bebe Rexhës janë kryesisht të rinj.