Extra Bebe Rexha në një lidhje të re?

Bebe Rexha në një lidhje të re?

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.

“DailyMail” ka publikuar disa foto të reja të këngëtares, e cila shfaqet krah një djaloshi brun, të gjatë dhe shumë simpatik dhe që për momentin mbetet akoma misterioz.

Ata dukeshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin dhe mjaft të përqëndruar në bisedën e tyre.

Bebe nuk ka treguar apo lënë të kuptohet për lidhjen e saj të re në mediat sociale, pasi ajo zakonisht i mban marrëdhëniet e saj private.

Në Maj të vitit 2019, këngëtarja u shpreh se të qenurit një person i hapur i ka frikësuar djemtë.

“Është e vështirë. Unë mendoj se duke qenë kaq e hapur frikëson shumë djem. Shumë herë, djemtë duan një vajzë që është e butë dhe e rezervuar dhe kjo nuk jam unë”.