Dy njerëz në ekstremet e kundërta të spektrit të moshave në veri të Italisë, po kthehen në fenerin e shpresës për luftën ndaj epidemisë së koronavirusit në Evropë.
Leonardo, një bebe 6-muajshe si dhe 102-vjeçarja Italica Grondona, janë shëruar nga koronavirusi të dy pas betejës së gjatë kundër tij në spital.
Leonardo i vogël është kthyer së fundmi në shtëpi në qytezën e Corbetta në Lombardi pas 50 ditë beteje me koronavirusin COVID-19.
Kryebashkiaku Marco Ballarini e quajti Leonardon “fytyra e mrekullueshme e shpresës” dhe e falenderoi atë për ngritjen e moralit të rajonit.
“Sot kemi një arsye për të buzëqeshur dhe për t’u ndjerë pjesë e komunitetit. Corbetta mirëpret Leonardo që sapo është kthye nga spitali pasi mundi COVID-19. Falemnderit Leo, e faleminderit prindërve të tu që nuk u dorëzuan kurrë. Ata sollën pranverën në zemrat e qytetarëve të Corbetta! Forca Corbetta!’
Nëna e Leos tha se dinte që i vogli ishte sëmurë kur mori ethet, pasi një koleg i të shoqit ishte diagnostifikuar me virusin.
Ndërkohë një grua 102-vjeçare në Genoa, në veri të Italisë bëri gjithashtu një shërim të pabesueshëm nga koronavirusi pas 20 ditësh në spital.
Italica Grondona u shtrua me zemër të dobët, por çuditërisht virusi e liroi atë aq sa doktorët thonin se në mënyrë të pashpjegueshme “virusi u dorëzua para saj”.
Doktorët ishin aq të impresionuar me rastin sa vendosën ta studiojnë më thellë dhe pranonin se nuk kishin bërë vetëm se rutinën mjekësore për kurimin e Grondona.