Politika Begaj zhvillon me ambasadoren Yuri Kim takimin e parë si president

Begaj zhvillon me ambasadoren Yuri Kim takimin e parë si president

Takimin e parë si presidenti Bajram Begaj e zhvilloi me ambasadoren amerikane në vendin tonë, Yuri Kim. Në një postim në Twitter kreu i shtetit thekson se ky takim i hap rrugën angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve, në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit

“Partneriteti i SHBA-së dhe Shqipërisë është më i vlefshëm në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, hap rrugën drejt angazhimit të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. #krahperkrah”, shkruan Begaj.