Një person e ka ndjekur Behar Sofinë për disa ditë në pallatin ku ai banonte. Burime nga grupi hetimor i thanë Tv Klan se 66-vjeçari është mbajtur në vëzhgim. Pikërisht ky person mendohet se ka marrë informacion për lëvizjet e Sofisë dhe më pas ka kryer edhe ekzekutimin.
Nga kamerat e sigurisë, është parë se një i ri, i veshur me kostum sportiv, me maskë anti-covid që ka qëndruar disa ditë te pallati në krah të ish-piramidës, pikërisht aty ku banonte edhe Behar Sofia.
Ditën e enjte, kur u ekzekutua i moshuari, autori ka qenë sërish aty dhe më pas pranë lokalit ku konsumoi kafe viktima. Më pas autori e ka ndjekur në trotuarin pranë lumit Lana dhe ka kryer ekzekutimin.
Nga të dhënat e marra në mjekësinë ligjore, rezulton se Behar Sofia ka marrë një plumb në qafë dhe 1 në shpatull. Arma dyshohet se është pistoletë TT me silenaciator. Policia dyshon se kemi të bëjmë me një vrasës me pagesë.
Në pyetje është marrë edhe bashkëshortja e Behar Sofisë dhe të afërm të tij. Ata kanë deklamuar se 66-vjeçari nuk ka pasur ndonjë konflikt dhe as ka shfaqur ndonjë problem kohët e fundit.
Edhe personat e shoqëruar nuk rezulton se kanë pasur lidhje me ngjarjen. I riu, i moshës 25-35 vjeç që qëlloi Behar Sofinë, nuk është identifikuar, kjo edhe për faktin se ka qenë I kujdesshëm duke e mos e treguar fytyrën asnjëherë para kamerave të sigurisë.
Policia po heton konfliktet e vjetra për drogën që mund të ketë pasur Behar Sofia, por edhe ndonjë përplasje të viteve të fundit.
Burimi: Tv Klan